Prej ditës së sotme në Qafë Thanë hyri në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara. Kryeministri Edi Rama tha se synimi është heqja e kontrollit. Më pas u ndal te projektet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë me fqinjët.
“Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti kanë lëvizur në këtë pikë mbi 770 shtetas dhe mbi 300 mijë automjete. Është fluks i konsiderueshëm dhe një procedurë me vetëm një ndalesë është ajo që nevojitet. Dua të shpresoj që të dyja ministrisë e brendshme do të kalojnë në një nivel në këtë periudhë piku të sezonit dhe sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll, me kontroll të rastësishëm të makinave të targuara “RSH” dhe “RMV” që është më shumë të lehtësohet qarkullimi.
Ata që vijnë këtej apo shkojnë andej për turizëm të mos e kenë rrugës këtë lloj ndalese për prodhon stres dhe mërzi. Qëllimi final është unifikimi i doganave, që do të vijë me integrimin e plotë në BE, por ne nuk kemi pse presim BE-në për ta avancuar si ide. Ka pasur shumë skeptikë me projektin, minishengen, që më pas u quajt Ballkani i Hapur, por rezultatet flasin. Një hapësirë që ndërveprohet si në BE pa pritur që të integrohemi në BE. Korridori i tetë një ëndërr shumë e vjetër që i ka ardhur dita të realizohet.
Mos harrojmë korridorin blu që po punojmë. Jemi në prag të nisjes për disa segmente, nga Milot-Balldren, duke vazhduar me segmentin Kashar-Lekaj, më tutje Lekaj-Fier. Presim Milot-Thumanë. Thumanë-Kashar është 70% i ndërtuar. Presim deri në fund të vitit Bunën, urën që na lidh me Malin e Zi” tha Rama në prani të kryeministrit maqedonas, Kovaçevski.
Kovacevski në Qafë Thanë: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembuj se si duhet të sillen fqinjët