Ylli i ri i tenisit Yibing Wu ka pësuar një tjetër problem shëndetësor, teksa u shemb në tokë duke humbur ndjenjat në Mubadala Citi DC Open, në kryeqytetin amerikan.
Skenat tronditëse vijnë vetëm disa javë pasi kinezi, që renditet i 90-i në renditjen botërore të ATP, pësoi një incident të ngjashëm gjatë ndeshjes hapëse të Wimbledon kundër Frances Tiafoe në fillim të këtij muaji.
23-vjeçari Wu mposhti Yosuke Watanuk 4-1 në raundin e 64-të të turneut në Uashington DC të hënën, por u detyrua të tërhiqej nga ndeshja.
Tërheqja e tij nga ndeshja bëri që Watanuk, 25 vjeç, të kalojë automatikisht në raundin tjetër. Pamjet e shpërndara nga Tennis TV treguan se ylli i ri u rrëzua teksa iu afrua karriges së tij.
Stafi nxitoi ta mbante në këmbë, por u detyruan ta ulnin butësisht në tokë, përpara se ta ndihmonin të dilte nga fusha për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.
Gjatë momentit kur pësoi gjendje të fikëti në turneun e Londrës në fillim të këtij muaji, Wu dukej se vuante nga probleme të frymëmarrjes.
Wu asokohe sapo kishte humbur dy ndeshjet e para të setit të dytë përpara se të ankohej për vështirësi në frymëmarrje.
Pasi u kontrollua nga mjekët, 23-vjeçari u dërgua në dhomën e zhveshjes për një pushim fillestar prej tre minutash, i cili përfundimisht u zgjat në 15 minuta.