-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishen frenat e makinës zyrtare të Abazoviç, autoritetet malazeze nisin hetimet

Kryesoret

Mësohet se më 31 korrik kur Dritan Abazoviç ishte në një vizitë zyrtare në Tivat, frenat kanë dështuar papritur në “Mercedesin” shtetëror në të cilin ishte kryeministri në largim i Malit të Zi, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas vijesti.me, sistemi i frenave të makinës zyrtare ka dështuar dhe Abazoviç ka qenë brenda makinë, në Obzovicë, rreth 50 metra para një rruge të tatëpjete.

Pasi automjeti ndaloi në një anë të rrugës, kreu qeverisë malazeze është larguar me një makinë tjetër tjetër dhe që atëherë po përdorë një automjet të tipit “Audi”.

Nga MPB-ja thonë se kontrollet e deritanishme tregojnë se bëhet fjalë për një problem teknik për shkak të vjetërsisë dhe kilometrazhit të konsiderueshëm që ka kaluar automjeti.

Gjithashtu theksohet se njeriu i parë që ka iniciuar mbikëqyrjen e jashtëzakonshme të sigurisë është Filip Axhiç, me qëllim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit