Një stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe breshër ka goditur ditën e sotme Serbinë.
Mediumi N1 ka raportuar se kaosi ka nisur fillimisht në pjesën perëndimore të vendit, por shumë shpejt ka arritur edhe në kryeqytet, Beograd.
Erërat e forta raportohet se kanë dëmtuar çatitë e shtëpive dhe ka shkulur pemët.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të dëmeve materiale që kanë shkaktuar erërat e fuqishme në disa qytete.
Ekipet e kërkim/shpëtimit dhe të zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndihmojnë qytetarët.