Prindërit e Rita Orës, Besnik dhe Vera prej disa ditësh janë duke vizituar qytete të ndryshme të Kosovës.
Së fundmi ata po vizitojnë Prizrenin, ku po mbahet ngjarja e famshme kulturore, Dokufest.
Ka qenë babai i Ritës ai i cili ka publikuar disa foto në rrjete sociale, të realizuara në kalanë e Prizrenit.
Në njërën nga fotot çifti ka pozuar edhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.