Policia ka proceduar penalisht 5 punonjës të një miniere në Klos pasi përdornin lëndë plasëse të cilat janë në kundërshtim me ligjin.
Të proceduarit janë drejtuesi teknik i subjektit minerar me inicialet B.L, magazinierin me inicialet H. B. dhe 3 zjarrmëtarë 53-vjeçarin me N. Ç., 41-vjeçarin me inicialet B. M., dhe 56-vjeçari me inicialet S. Sh.
Mësohet se ata përdornin rreth 1153 kilogramë lëndë plasëse dhe 1558 kapsolla detonatore.
Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 3 prej të proceduarve ushtronin profesionin e zjarrmëtarit në këtë subjekt minerar, edhe pse iu kishte përfunduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.