-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merr fund arratia! Arrestohet i riu që vrau dy persona në Tiranë

Kryesoret

Arrestohet pas tre vitesh arrati Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima. Ai u arrestua në Elbasan.

Etjon Lazri në janar të 2020 aksidentoi për vdekje, Erion Ballën 36-vjeç dhe një grua 72-vjeçe të quajtur Hidajete Salliu. Ai u lirua në arrest shtëpie nga Apeli dhe u arratis për tre vite.

Shkak i këtij aksidenti me pasojë dy viktima të ndodhur në zonën e Porcelanit në muajin janar 2020, ishte shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit që drejtonte Etjon Lazri dhe një parakalim i gabuar, i njërës prej makinave që ndodhej në rrugë.

Si pasojë humbën jetën Erion Balla 36 vjeç dhe një grua 72-vjece Hidajete Salliu. Etjon Lazri u dënua me 11 vite burg por që me gjykim të shkurtuar përfitoi uljen e 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 7.4 vite burg për dy jetë që vrau.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit