Aktorja Angelina Jolie ka i surprizuar të gjithë kur ka punësuar si asistente vajzën e saj Vivienne, vetëm 15 vjeç.
Kjo e fundit do të jetë asistente në prodhimin e ardhshëm të “The Outsiders”.
E gjitha kjo, sepse e vogla i kujton aktores nënën e saj të ndjerë. Ashtu si Vivienne, edhe Marceline Betrand nuk dëshironte të ishte në qendër të vëmendjes, por të kontribuonte për të tjerët.
“Viv më kujton nënën time sepse ajo nuk fokusohet të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë. Ajo është shumë serioze dhe punon shumë për të kuptuar më mirë se si të kontribuojë,” tregoi Jolie.
Marceline ishte gjithashtu një aktore dhe producente, deri në vitin 2007 kur u nda nga jeta.