Pas rritjes së fortë në qershor, ritmi i mbledhjes së të ardhurave u ngadalësua sërish në muajin korrik.
Të dhënat e Ministrisë së Financave bënë të ditur se në korrik buxheti arkëtoi 52 miliardë lekë, nga rekordi i 62 miliardë lekëve që kishin mbledhur në qershor.
Në korrik 2023, të ardhurat u rritën me bazë vjetore prej 8.3%, ndërsa në qershor zgjerimi kishte qenë gati 34%.
Për të gjithë 7 mujorin, buxheti ka arkëtuar 372 miliardë lekë, me një zgjerim me bazë vjetore prej 13.6%. (për 6 mujorin rritje kishte qenë 14.5%). Në vlerë, buxheti ka arkëtuar 44 miliardë lekë më shumë.
Ndërsa të ardhurat doganore janë me rënie, për shkak të uljes së çmimeve dhe zhvlerësimit të valutave me rreth 17%, peshën kryesore e kanë mbajtur tatimet.
Pra për efekt të kursit këmbimit (17 për qind nga mbiçmimi lekut) dhe rënia çmimeve të bursave ndërkombëtare rritja e sasive me 14 për qind të importeve dhe 4.3 për qind e eksporteve nuk është përkthyer në rritje të të ardhurave.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, TVSH neto ka sjellë 4.7 miliardë lekë të ardhura më shumë për 7 mujorin, tatim fitimi 9.5 miliardë lekë më shumë (kryesisht nga tatimi i prodhuesve të energjisë), tatimi mbi të ardhurat personale 7.4 miliardë lekë më shumë dhe ai nga kontributet 11.4 miliardë lekë më shumë.
Këto dy të fundit janë taksa që paguhen kryesisht nga punëmarrësit. Nga 1 prilli i rritën dhe paga minimale dhe ajo maksimale, çka bën që të shtohen detyrimet e kontributeve. … (Lexo ketu shkrimin e plote).