-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makinat marrin flakë njëra pas tjetrës në Velipojë

Kryesoret

Një makinë është shkrumbuar mëngjesin e kësaj të premteje në Velipojë. Policia njofton se automjeti tip “Volkswagen”, është përfshirë nga flakët dhe është djegur në pjesën e përparme.

Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një makinë tjetër që ishte parkuar përpara “Volkswagen”, në pronësi të një personi tjetër. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit