Gjykata e Posaçme vendosi sot që të lërë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për ish-zv/ ministrin Klodian Rrjepaj dhe konecsionarin fitues të “Sterilizimit” Ilir Rrapaj, ndërsa gjashtë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e tjerë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje.
Biznesmeni akuzohet për mashtrim dhe ish-zv/ ministri për shpërdorim detyre pasi fshehën njohjen e hershme mes tyre që përbënte konflikt interesi në dhënien e koncesionit, pasi Rrjepaj ishte në krye të komisionit për koncesionet.
Dosja e “Sterilizimit”! Gjykata lë në burg ish-zv/ministrin dhe koncesionarin
Në dosjen e SPAK-ut, që hetoi për më shumë se tre vite thuhet se janë gjetur prova, kryesisht udhëtimet mes tyre, që faktojnë njohjen e vjetër.
“Mund të arratisen”! Çfarë shkruan gjykata për ish-zv/ministrin dhe biznesmenin?
“Ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj ka pasur njohje me biznesmenin e kompanisë fituese Ilir Rrapaj të koncesionit të sterilizimit. Rrjepaj dhe Rrapaj kanë përfunduar studimet sëbashku në fakultetin e Mjekësisë.
A.LL drejtor në kompaninë koncesionare Saniservice përfundoi studimet bashkë me Rrapajn e Rrjepajn. Njohjen mes Rrapajt dhe Rrjepajt e konfirmoi një studente tjetër e atyre viteve me inicialet D.N.”, thotë SPAK.
Në dosje thuhet se Ilir Beqja ka kryer udhëtimet me Rrjepajn, Rrapajn dhe administratorin e shoqërisë koncesionare “Sani Service”.
“Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 01.12.2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në atë kohë kanë dalje nga pika kufitare e Rinasit në datën 25.09.2016në orën 14:15 dhe 14:06.
Po ashtu kontaktet dhe udhëtimet jashtë shtetit mes Umbro Staccini dhe Ilir Rrapaj me Ilir Beqaj dhe Klodian Rrjepaj kanë vazhduar edhe pas shpalljes fituese në procedurën e koncesionit”, sipas SPAK. Gjithashtu, thuhet se Ilir Rrapaj dilte jashtë vendit me makinën në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ish-zv/ ministri i arrestuar del duke qeshur në gjykatë (FOTO)