Në mesnatë është regjistruar një aksident në aksin rrugor Shkodër- Kryebushat në vendin e quajtur Melgushe.
Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident, ku si pasojë një mjet tip “Audi” me targa shqiptare, në të cilin ndodheshin dy persona, është përplasur edhe me një mur betoni.
Ndërsa mjeti tjetër tip “Opel” me targa italiane në të cilin ndodheshin një familje emigrantësh, ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë rrugës nacionale.
Në spital janë dërguar 2 personat qe ndodheshin në mjetin tip “Audi”, si dhe dy fëmijët e mitur.