Foto ilustruese
E diela ishte tragjike për dy familje që humbën familjarët në Fier dhe Librazhd. Rreth orës 13:10 në plazhin e Darëzezës ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit një 55 vjeçar, banues në Fier.
Një 11-vjeçar është mbytur teksa lahej në lumin Rrapun, Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 të së dielës. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi të trupit të pajetë.
Gjithashtu u regjistruan edhe disa të plagosur. Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Këlcyrës. Janë përplasur dy furgona që po transportonin klandestinë që po ndiqeshin nga policia.
Si pasojë e përplasjes dy persona janë plagosur, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, dy shoferët e furgonave janë arrestuar dhe klandestinët janë shoqëruar.
Po ashtu një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, pranë fshatit Shelegar ku për pasojë kanë mbetur dy të plagosur.