-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia e mbrëmshme në Gramsh, shkatërrohet ura dhe rrugët e fshatrave

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme juglindja e vendit u përfshi nga reshje shiu të cilat u shoqëruan edhe me stuhi breshëri.

Për shkak të ndryshimi të motit dhe stuhisë që përfshiu disa fshatra u regjistruan disa probleme me energjinë elektrike dhe dëme në bujqësi.

Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në disa fshatra të Njësisë Administrative Kukur në Gramsh.

Në fshatrat Kukur, Rovje, Gribë Irmath dëmet janë të mëdha në vreshtari si dhe tokat e mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

Dëmtime të mëdha ka pësuar edhe akset rrugore që lidh fshatrat me qytetin.

Në aksin rrugor Rovje-Gramsh disa përrenj kanë dalë nga shtrati, prurjet e shumta kanë sjellë inerte e shkëmbinj të përmasave të mëdha të cilët kanë shkatërruar edhe urën automobilistike që lidh qendrën administrative Kukur me zonën e Mokrës në Pogradec.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit