Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale ka vënë në pranga një efektiv të policisë kufitare në Sarandë, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Last Sunday”, u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë Redjon Bello me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, si dhe bashkëpunëtori i tij Sejdi Vocka, të cilët shpërndanin drogë në lokalin që kishin marrë.
“Hajde këtu tani”! Kush është polici që u kap gafil nga kolegët?
Dy personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar një lokal ‘Beach Bar’ në qytetin e Sarandës shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshëm duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.
“Uli duart…”! Rrethohet lokali, si u arrestua polici me “presh në dorë”? (VIDEO)