-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncesioni 100 mln Dollarë! Kush është kushëriri i parë i Beqajt brenda dosjes?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga dosja e koncesionit të sterilizimit për të cilën janë arrestuar ish-zv/ ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi Ilir Rrapaj.

Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Genc Byrazeri një nga të dyshuarit dhe që ndodhet nën masën e detyrimit për paraqitje për koncesionin e sterilizimit është kushëri i parë me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.

Byrazeri ka qenë anëtar i komisionit të Prokurimeve duke firmosur dhënien e koncesionit per biznesmenin Ilir Rrapaj. Vetë ish-ministri Beqja është duke u hetuar nga SPAK nën dyshimet se ka paracaktuar dhënien e koncesionit.

Masat e sigurisë;
-Klodjan Rjepaj-arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj-arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu-arrest shtëpie për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”
-Marsela Serjana-arrest shtëpie për  falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
-Arben Gjata-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh’ dhe “shpërdorim detyre”
-Naile Ajazi-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe ‘shpërdorim detyre”
-Genc Byrazeri-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe  “shpërdorim detyre”
-Petri Mersini-detyrim paraqitje për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”

Uji dhe dritat! BIRN: Shëndetësia bëri një vesh shurdh për ankesat e spitaleve

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit