-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kap në Rinas duke pritur gruan! Kyçet në qeli koreani për 28 milionë Euro

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 61-vjeçarin me origjinë nga Gjermania, me qëndrim në Korenë e Jugut, i akuzuar për krijim të skemave piramidale ndërkombëtare që është arrestuar dje në afërsi të Rinasit. Ai kërkoi lirinë kundrejt garancisë pasurore 2 milionë lekë, por u refuzua. Avokati pretendoi se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Korenë e Jugut.

Stephan Morgenstem u prangos teksa po priste në afërsi të aeroportit, bashkëshorten që po vinte nga Dubai. 61-vjeçari Morgenstem akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë përvetësuar rreth 28 milionë euro përmes skemave piramidale.

Gjykata e Seulit, me vendimin e datës 24.10.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 61-vjeçarit, për veprën penale “Mashtrimi në rrethana rënduese”. Sipas akuzës i arrestuari në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila supozohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

“Gjatë periudhës 27 mars 2016-7 nëntor 2020, këta shtetas kanë mashtruar 2156 shtetas, me një dëm në vlerë monetare totale 40,703,930,904 KRVV (monedha e Koresë së Jugut) ose rreth 28,000,000 euro” informoi sot policia e Tiranës. Në vitin 2022, Morgenstern rezultonte i arrestuar në Greqi ku Spanja kërkoi ekstradimin pasi Ishte një nga vendet që e kishte shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit