-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen me shpejtësi “rrufe”! Del FOTO-Ky është i riu që mori para pemë dhe shtylla në Tiranë

Kryesoret

Orët e para të 22 Gushtit nuk ishin nga më të qetat për Eldi Allushin, një i ri nga Durrësi, i cili duke lëvizur me makinën e tij në Rrugën e Kosovarëve, ngjiti digën e liqenit dhe përfundoi në vendkalimin e këmbësorëve. Gjurmët e ngjitjes së makinës ishin ende të dukshme në vendin e ngjarjes edhe disa orë pas saj.

Një kamera sigurie kapi këto pamje të makinës, e cila për shkak të shpejtësisë së lartë i dallohen vetëm dritat. Gjithçka ka ndodhur në më pak se 4 sekonda. Rreth orës 5 e 12 minuta, makina vjen me shpejtësi, përplas një pemë dhe më pas ngjit maloren për të përfunduar në skarpatin e digës së liqenit.

Fatmirësisht, mjeti është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit, duke penguar rrëzimin në ujë. I riu, i cili sipas policisë dyshohet të ketë qenë I dehur apo nën ndikimin e substancave narkotike, u largua nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas makinën dhe të gjithë gjurmën që kishte bërë makina në ngjitje të digës, siç duket në këto pamje.

26-vjeçari  është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës e cila e ngarkon atë me përgjegjësi penale për akuzat shkatërrimi të pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit