-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëmtimi në kofshë nuk e ndal Luiza Gegën, sonte garon për një vend në finalen e Botërorit të Atletikës

Kryesoret

Kampionia shqiptare, Luiza Gega prej ditësh po bën të pamundurën për t’u rikuperuar pas dëmtimit që mori 10 ditë më parë në kofshë.

Ndonëse dëmtimi akoma nuk është shëruar 100% Luiza Gega ka vendosur të marrë pjesë.

Dëmtimi muskular në këmbë duket se nuk do ta pengojë kampionen e Europës të marrë pjesë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Sonte të gjithë atletët do të luftojnë për të fituar vend për të shkuar në finale. Gara do të startojë sot në mbrëmje në orën 20:23.

Nëse ajo ia del me sukses sonte ajo do t[ sigurojë një vend për në finalen e 27 gushtit në Budapest.

Ajo ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në vitin2022, ku u shpall kampione e Europës në Gjermani në garën e 3,000 metrave me pengesa.

Në garën e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, kampionia shqiptare u rendit e pesta në botë.

Pas çdo paraqitje ajo ka si qëllim të përmirësojë paraqitjet e saj dhe të thyejë rekordet e saj vit pas viti duke e klasifikuar Shqipërinë në krye të renditjeve të atletikës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit