Europol ka mbështetur Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civil) në çmontimin e një organizate kriminale që kontrabandonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në BE përmes Ishujve Kanarie. Operacioni përfshiu gjithashtu autoritetet e zbatimit të ligjit nga Kroacia, Italia dhe Serbia.
Hetimi, i nisur në mars 2022, u përqendrua në një jaht me flamur polak me një bazë të përkohshme të vendosur në Ishujt Kanarie dhe që dyshohej se përdorej për transportin e kokainës.
Që atëherë, autoritetet e zbatimit të ligjit monitoruan aktivitetet e ekuipazhit. Njëri nga individët, shtetas italian, ishte i lidhur me ‘Ndrangheta’-n dhe tjetri, shtetas kroat, ishte i lidhur me të ashtuquajturin Kartel Ballkanik.
Anija u nis prej andej më 2 gusht dhe tre ditë më vonë autoritetet spanjolle bastisën anijen dhe zbuluan 700 kilogramë kokainë në të. Ndërkohë, oficerët në terren në Spanjë arrestuan të dyshuarin kroat dhe një person tjetër, një shtetas serb.