Anija kozmike e Indisë që zbarkoi dje në Hënë ka nxjerrë foton e saj të parë të sipërfaqes së Hënës nga polin jugor.
Mediat e huaja shkruajnë se zbarkimi i kësaj anije në kuadër të misionit Chandrayaan-3 shënoi një sukses për Indinë duke u bërë vendi i parë në botë që zbarkon në polin jugor hënor.
Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) postoi foton mahnitëse shkrepur nga kamera e zbarkuesit pak më shumë se tre orë pas uljes.
Imazhi tregon një rajon relativisht të sheshtë në sipërfaqen hënore.
Chandrayaan-3 Mission:
Updates:The communication link is established between the Ch-3 Lander and MOX-ISTRAC, Bengaluru.
Here are the images from the Lander Horizontal Velocity Camera taken during the descent. #Chandrayaan_3#Ch3 pic.twitter.com/ctjpxZmbom
— ISRO (@isro) August 23, 2023