14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dhuruan koncesionin 100 mln $/ Biznesmeni: Më lironi nga burgu

Kryesoret

Biznesmeni Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale kërkon lirinë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ai dorëzuar ankim kundër vendimit të shkallës së parë që i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”. E njëjta masë është caktuar edhe për ish-zv/ ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Biznesmeni akuzohet për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda nga SPAK.

Prokuroria ka dyshime se Ilir Rrapaj e fitoi koncesionin me vlerë 100 milion dollarë me afat 10-vjeçarë për shkak të njohjeve që kishte me drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë.

Rrapaj ka mbaruar shkollën me Klodian Rjepaj dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit edhe me ish-ministrin Ilir Beqaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit