Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbuluar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino, kur një aeroplan Embraer me dhjetë pasagjerë u rrëzua.
Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin.
Vdekja e kreut të Wagner, Putin thyen heshtjen: Ishte njeri me fat por bëri gabime të rënda
Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova.
Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion. Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero, duke punuar me kontratë dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private.
Pak para tragjedisë, ajo u ankua te të dashurit e saj për një vonesë misterioze në fluturim. Ajo postoi një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët “Kabina” në mediat sociale të mërkurën në mëngjes.
Vdekja e mundshme e kreut të Wagner ngjall reagime dhe hamendje
Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë.