Një video kur duket roje i një pishine teksa shtyn një pushues të frikësuar nga dërrasa e kërcimi me një lartësi prej 10 metra është bërë viral në rrjet.
Ngjarja është regjistruar në Austri dhe ka bërë bujë të madhe. Sipas mediave të huaja një i ri po qëndronte në majë të platformës dhe refuzoi të kërcente, kështu që u shty brutalisht nga rojtari i pishinës.
Siç raportojnë mediat, hetimet e brendshme janë ende në vazhdim brenda kompanisë, me punonjësin në fjalë që ka shkuar me pushime pas incidentit.
Një deklaratë nga Steyrer Stadtbades – autoriteti përgjegjës për pishinën ku ndodhi incidenti – konfirmoi se shpëtimtari punonte për kompaninë e tyre dhe shtyu një burrë nga platforma.
Ai është liruar përkohësisht nga detyra ndërkohë që çështja është duke u hetuar ndërkohë që thuhet se është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja e shfaqur në video.
Autoritetet e këshillit lokal po hetojnë gjithashtu incidentin ndërsa kërkojnë të zgjidhin çështjen.