Dita e djeshme e mërkurë 23 gusht është regjistruar si dita më e nxehtë në 260 vite në Milano.
Lajmin e njoftoi sot Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA).
ARPA njoftoi se temperatura mesatare për ditën ishte 33 gradë Celsius, 0,2 gradë mbi rekordin e mëparshëm prej 32,8 gradë Celsius të vendosur më 11 gusht 2003.
Të dhënat e temperaturës filluan të regjistroheshin nga stacioni Brera i Milanos në vitin 1763.
Kryeqyteti i Lombardisë ishte një nga qytetet kryesore italiane në alarm të kuq të mërkurën e kaluar pasi vendi vazhdoi të goditet nga cikloni Nero.
Temperaturat do të qëndrojnë të larta deri në fund të javës, kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit dhe temperaturat do të zbresin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa vende-vende priten reshje të dendura shiu.









