Mjeku anestezist, Apostol Vaso për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra e tij në spitalin e Traumës.
Vaso shpjegon se është shkarkuar pasi ka zero kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhri i Mjekut.
Më tej ai shtoi se spitali ku punonte ndihet i turpëruar nga arritjet e tij jashtë vendi ndërsa ka kërkuar ndihmën e ndjekësve për t’a këshilluar se si të veprojë për të ardhmen e tij.
“Qe sot unë jam I pushuar nga puna ne Spitalin e Traumës.
Arsyeja është, sepse unë jam me Zero( 0) kredite nga Qendra e Edukimit ne Vazhdim dhe kështu qe nuk mund te pajisem me licence nga Urdhëri i Mjekut.
Strukturave te vlerësimit te aftësisë se punonjësve shëndetësor këtu ne Shqipëri nuk ju mjafton puna ime shkencore, madje ata ndjehen te turpëruar nga unë.
Spitali ndjehet gjithashtu i turpëruar nga unë, sepse kam prezantuar hypotezen ne Gjermani, ne prezencën e ambasadoreve përkatës dhe autoriteteve me te larta shkencore te atij vendi,” shkruan ai.
Më tej ai ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të tij për të vendosur se si të veprojë në të ardhmen të dalë të lypë apo të largohet nga Shqipëria.
“JU LUTEM MIQ ME KESHILLONI, CFARE DUHET TE BEJ…?
1- TE LARGOHEM NGA SHQIPERIA,SEPSE UNE KAM LICENCE TRAJNUESI NDERKOMBETAR PER DHIMBJEN ?
2- TE PAGUAJ RRYSHFETE QE TE PERFITOJ LICENCEN MJEKESORE DHE TE VAZHDOJ TE LUTEM TEK NJEREZ, QE DERI ME SOT NUK KANE BERE ASNJE GJE DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE ME MJEKESINE ?
3- TE DAL DHE TE ULEM TEK KRYEMINISTRIA, MINSTRIA E SHENDETESISE, NE FAKULTETIN E MJEKSISE ,APO EDHE PARA DREJTORISE SE SPITELIT TIM, PER TE LYPUR PARA PER TE SIGURUAR JETESEN TIME..?
ME TREGOMI JU LUTEM,” shkruan Vaso.