Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:15 minuta të kësaj të shtune në Sarandë.
Sipas policisë, një 17-vjeçar, Antonio Delilaj ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si kamarier.
Ashensorit iu këput kavoja teksa adoleshenti po merrte disa koli me ujë.
Blutë kanë vënë në pranga një 43-vjeçar i cili rezulton se ka montuar ashensorin që shërbente kryesisht për furnizimin e lokalit, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtij biznesi.
I arrestuari është shtetasi Lulëzim Allkushi, ndërsa pronari i lokalit të natës “Orange Club” është Spiro Iliadhi.
Po merrte ujë! Si e zuri poshtë dhe i mori jetën ashensori 17-vjeçarit në Sarandë?