Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:15 minuta të kësaj të Shtune në Sarandë.
Sipas policisë, një 17-vjeçar, Antonio Delilaj ka ndërruar jetë pasi fatkeqësisht e ka zënë poshtë ashensori në lokalin ku ai punonte si kamarier.
Ashensorit iu këput kavoja teksa adoleshenti po merrte disa koli me ujë në bodrum.
Blutë kanë vënë në pranga një 43-vjeçar i cili rezulton se ka montuar ashensorin që shërbente kryesisht për furnizimin e lokalit, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i këtij biznesi.
I arrestuari është shtetasi Lulëzim Allkushi, ndërsa pronari i lokalit të natës “Orange Club” është Spiro Iliadhi.
FOTO/ Punonte kamarier! Ky është 17-vjeçari që zuri poshtë ashensori në Sarandë