Rreth një muaj më parë u raportua se këngëtari Ardian Bujupi u martua në fshehtësi.
U bë e ditur se artisti shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.
Megjithatë, nuk është publikuar akoma një fotografi e çiftit, duke lënë kuriozë kështu fansat për atë se si duket bashkëshortja e tij.

Prive së fundmi ka sjell një fotografi të dyshes nga pushimet e tyre si çift i sapomartuar.
Bashkëshortja e krijuesit të hitit “Na jena njo” është një shqiptare nga Kosova, e cila që në moshë të re është shpërngulur në Gjermani.
Krahas kësaj, Bujupi ka vazhduar të jetë i angazhuar me projekte të reja muzikor.