Etrit Berisha ndërron skuadër por mbetet në Serinë A duke kaluar te Empoli, ku do të gjejë edhe dy futbollistë të tjerë kuqezi si Ardjan Ismajli dhe Stiven Shpendi.
Portieri shqiptar kishte përfunduar jashtë planeve të trajnerit Juriç te Torino. Dëmtimi i rëndë i portierit të Empolit, Caprile, që do të qëndrojë larg fushave për disa muaj, ka detyruar presidentin e toskanëve që të hyjë në merkato dhe të afrojë Berishën në klub.