-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis raundi i parë i pranimit të maturantëve në universitete

Kryesoret

Universitetet në vend kanë nisur me raundin e parë të renditjes së maturantëve në bazë të mesatareve nëpër degët përkatëse dhe më pas me regjistrimin e tyre pranë sekretarive të fakulteteve.

Ky raund i parë ndahet në 7 faza. Me lëvizjen e listës se fituesve dhe vijës së kuqe në çdo program studimi, pas 11 shtatorit do të nisë raundi i dytë i regjistrimeve për plotësimin e kuotave bosh. Ky proces do të zgjasë deri më 1 tetor.

Edhe fituesit e mjekësisë së përgjithshme kanë nisur regjistrimet. Të njohur më herët më kushtet për ta si mjekë të ardhshëm, krahas regjistrimit kanë firmosur edhe dokumentin që pranojnë kriteret e reja të degës së mjekësisë.

Por nëse në degë të caktuara mbetën sërish kuota bosh, kandidatët që nuk kanë arritur të hyjnë në shkollë të lartë, mund t’i drejtohen direkt fakultetit përkatës për t’u regjistruar, pavarësisht aplikimeve që mund të ketë bërë më herët maturanti në portal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit