-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tmerr në ajër, helikopteri merr flakë në ajër dhe bie mbi një ndërtesë (VIDEO)

Kryesoret

Dy persona mbetën të vdekur dhe katër të tjerë u plagosën kur një helikopter i Zyrës së Sherifit të Qarkut Broward u rrëzua të hënën në mëngjes në një ndërtesë apartamentesh në Pompano Beach në Florida të SHBA-së. Pamjet dramatike tregojnë momentin kur helikopteri u përplas në një kompleks apartamentesh.

Përplasja ndodhi pranë një aeroporti në veri të Fort Lauderdale, ndërsa helikopteri ishte ngritur për një thirrje urgjente. Sipas zyrtarëve helikopteri ishte nisur për të marrë një grua që ishte përfshirë në një aksident kur pati probleme me motorin.

Sipas Sherifit Broward Gregory Tony, në nga viktimat ishte një anëtar i ekuipazhit të helikopterit dhe tjetri ishte një grua e cila ndodhej në shtëpinë e saj kur helikopteri u rrëzua.

“Ai ishte një nga zjarrfikësit e mi. Ne humbëm një nga kapitenët tanë sot, i cili ishte në bord duke i shërbyer komunitetit të tij, duke shpresuar se do të kishte një shans për të bërë atë që bën më së miri. Fatkeqësisht, në aksident ai ishte bllokuar, nuk mund të dilte dhe ne e humbëm atë”, tha Tony, i cili e identifikoi zjarrfikësin që vdiq si kapiteni Terryson Jackson.

Katër personat e plagosur, dy nga brenda helikopterit dhe dy në tokë, u dërguan në Qendrën Mjekësore North Broward.

Punonjësit e plagosur të Broward Sheriff Fire Rescue ishin piloti i helikopterit Daron Roche, 37 vjeç, i cili ka qenë me BSO për katër vjet dhe zjarrfikësi Mikael “Mike” Chaguaceda, 31, i cili ka qenë me BSO për pesë vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit