Pas kryeministrit Edi Rama janë të shumtë socialistët e vjetër që po luten për shëndetin e liderit historik të së majtës Fatos Nano.
“Ti nuk dorëzohesh” shkruante Erion Braçe. Disa rreshta i ka shkruar edhe Petro Koçi, një tjetër bashkëpuntor i vjetër i Nanos.
“Fatos Nano, politikani modern i nje kohe primitive.
Frymezoi europianizimin e politikes dhe institucionalizimin e demokracise.
Gjeneroi nje politike kombetare clirimtare ne harmoni euroatlantike.
Çarmatosi konfliktin nderpartiak me qytetari dhe intelektualizem.
Integroi PSSH ne strukturat eurosocialiste.
Pagoi egersine berishiane me burg.
Bashkoi te ndryshmit ne objektiva gjitheperfshires dhe parimore.
Lutem per sherimin e shendetit te tij!
Mirenjohje Edi Rames, pasues i denje i Fatos Nanos” shkruan ai. Fatos Nano është shtruar në spital prej disa ditësh dhe ndodhet në intubim.