Prej 9 ditësh Fatos Nano ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Socialistët po luten për shëndetin e liderit historik. Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka bërë një postim duke u ndaluar te trazirat e 1997-ës kur lideri i PS-së Fatos Nano u burgos duke rrëfyer momentet e vështira që kaloi kryesocialisti asokohe.
“Nano nuk pranoj te arratisej nga burgu. Situata po behej e rrezikshme per jeten e tij. Fillimisht Ishte transferimi me helikopter nga burgu Bences ne Tepelene ne Burgun e Tiranes. Burgu u shperthye dhe te burgosurit u arratisen gati te gjithe.
Nano dergoj mesazh se nuk do te arratisej edhe pse jeta e tij ishte ne nje risk te madh dhe real. Nano qartesoj se do dilte vetem kur te aplikohej amnistia.
U desh nderhyrja e ish Kryeministrit Fino dhe Ministrit Ngjela qe e binden ish presidentin Berisha te shpallte amnistine. Vetem atehere Nano dhe Ramiz Aliaj pranuan te dilnin nga burgu.
Situaten e rrezikshme nga shperthimi i burgut te Tiranes e menaxhuan me shume perkushtim dhe profesionalizem Ndre Legisi, sekretar shteti ne Ministrine e Brendeshme dhe Sokol Bare te harmonizuar me Ministrin Ceka dhe koleget e tjerë” shkruan ai.