-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ora, syze dhe çanta! Arrestohet amerikani me 150 mijë Euro mall në Rinas

Kryesoret

Arrestohet një 23-vjeçar amerikan në Rinas pasi tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, veshje dhe aksesorë të ndryshëm, si dhe disa fatura  me vlerë rreth 14 300 dollarë.  Sekuestrohen veshjet dhe aksesorët me vlerë mbi 150 000 euro.

“Në bazë të analizave të riskut, në hyrje, u kalua për kontroll shtetasi amerikan H. Z., 23 vjeç. Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe aksesorë të markave të ndryshme (ora dore, syze dielli, çanta etj.) dhe disa fatura  me vlerë rreth 14 300 dollarë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Z., 23 vjeç, banues në SHBA, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit