-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kryetar grupi jam unë”! Bardhi fton Berishën, Bashën dhe deputetët në tryezë

Kryesoret

Në sfondin e negociatave me grupin e Sali Berishës dhe heqjes së kompetencave që Lulzim Basha i bëri me ndryshimet në statutin që u miratua dje nga Kuvendi që thirr në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Gazment Bardhi ka bërë një tjetër hap. Sekretari i përgjithshëm nuk e njeh vendimin e djeshëm që Basha i mori postin e kryetarit të grupit.

Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD”-thotë Bardhi, në nisje të këtij sesioni parlamentar, “do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”. Ftesa duket se shkon edhe për Sali Berishën konkretisht, pasi Bardhi kujdeset që të theksojë se nuk do të ketë “asnjë përjashtim”.

Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim.

Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare” shkruan Bardhi.

E ndërsa Sali Berisha sipas të gjitha gjasave do të pranojë ftesën, Lulzim Basha dhe grupi i tij me 9 deputetë në krah nuk pritet që ta pranojë pasi nuk e njohin Gazment Bardhin kryetar grupi duke qenë se dje e shkarkuan. Pritet si do të veprojnë aleatët që dolën nga listat e koalicionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit