Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit Amanda Pushani 37-vjeçe. Një ditë më parë u vra me thikë nga motra e saj, Marsela Pushani 40-vjeçe.
Gjithçka nisi nga debati në familje për shkak të alkoolit. Sipas dëshmisë së motrës që vrau motrën, Amanda ishte alkoolizuar.
Debati i së shtunës me nënën dhe motrën rezultoi se ishte kulmi që solli ngjarjen tragjike. Armanda Pushani do të festonte ditëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por sot iu dha lamtumira e fundit.
Njëra mësuese, tjetra papunë dhe “armiku” në mes! Fundi tragjik i dy motrave në Tiranë