-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigracioni po zbraz vendin! Administrata në rrezik për punonjës

Kryesoret

Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërrohet në një rrezik kryesor për disa funksione themelore të Administratës Publike.

Ministria e Financave, në një rishikim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, vlerësoi se mungesa e burimeve njerëzore ishte bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale, që nga hartimi i planeve dhe projekteve deri te realizimi i treguesve.

“Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika. Për të kapërcyer këtë problem, ata po planifikojnë të ndjekin trajnimet e organizuara nga ASPA për zonën e tyre. Në lidhje me zhvillimin e politikave dhe qeverisjes strategjike, risku kryesor i materializuar ishte mungesa e stafit.

Për ta zbutur këtë risk, gjatë vitit 2022 janë hapur procedurat e rekrutimit. Procedurat e reja të rekrutimit do të vazhdojnë edhe në vitin 2023” raportoi Ministria e Financave në dokumentin e Monitorimit, raporton Monitor. Mungesa e stafit dhe ekspertëve është shqetësim madhor pothuajse në të gjitha funksionet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit