Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji kërkoi në tryezën e organizuar sot nga Gazment Bardhi që kjo nismë të vazhdojë dhe të forcohet më shumë në vazhdim. Sipas tij, çimentimi i kësaj tryeze tregon se kush e ka grupin parlamentar.
“Takimi i sotëm duhet lexuar dhe parë si hapi i parë i bashkimit të formacioneve opozitare siç janë qartësisht të formalizuar formacionet proqeveritare!
Është mesazh shpresdhënës për elektoratin opozitar por dhe për shoqërinë, është një moment i fillimit të ringritjes së opozitës!
Çimentimi i këtij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen për të qartësuar dhe në publik se kush është grupi parlamentar i Partisë Demokratike!
Tani fokusi i çdo deputeti duhet të jetë përballja me qeverinë, propozimi i çështjeve konkrete, fokusimi tek çeshtjet e zgjedhësve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverisë!
Nga sot e më pas duhet të funksionojmë si një grup parlamentar, me takime të përjavshme dhe koordinim të përhershëm” tha ai.
Berisha-Bardhi bashkë kundër Ramës! Merret vendimi i parë i 43 deputetëve