Po zhvillohet takimi përbashkues me deputetët e koalicionit opozitar të thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Ftesa e Bardhit u është dërguar të gjitha palëve. Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe grupimi i udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha. Pjesë janë aleatët dhe deputetët mes tre grupeve, mes tyre Agron Gjekmarkaj.