Michael Schumacher është rikthyer në ballë të lajmeve me rastin e një gazetari, Roger Benoit, me përvojë dhe mikut të kampionit gjerman të botës.
Gazetari 74-vjeçar ka treguar ndër të tjera se Michael Schumacher pinte duhan kur nuk ishte para kamerave.
I pyetur nëse e di gjendjen aktuale të shëndetit të gjermanit, Roger Benoit u shpreh se ka vetëm një përgjigje për këtë pyetje, duke iu referuar asaj që Mick Schumacher kishte thënë në një nga intervistat e tij të rralla.
Në vitin 2022, djali i shtatë herë kampionit të botës tha se do të jepte gjithçka për të folur përsëri me babain e tij.
Në fakt, Roger Benoit nuk hezitoi ta karakterizojë gjendjen e Michael Schumacher si një rast pa shpresë duke lënë të kuptohet se shanset që gjermani të rikthehet, qoftë edhe pjesërisht, janë minimale.
Në këtë pikë vlen të theksohet se përveç familjarëve të Michael Schumacher dhe Jean Todt askush tjetër nuk ka akses në rezidencën e gjermanit në brigjet e liqenit të Gjenevës.