-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi e shiti tek kriminelët, oficeri jep dorëheqjen nga policia

Kryesoret

Elton Myrtaj, një nga oficerët e policisë kriminale në Shkodër, i cili në 2019 ndoqi me përkushtim për të zbardhur autorët e atentatit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ka braktisur radhët e policisë duke dhënë dorëheqjen.

Vendimi i oficerit Myrtaj, për ti bërë “naftën” Policisë së Shtetit, duket se u ndikua nga bisedat e fundit të zbardhura në dosjen “Metamorfoza”. Ku del qartë se puna e tij hetimore është trukuar duke u shitur nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita dhe shefi i tij në policinë Shkodër, oficeri me inicialet “L”.

Dorëheqja e Elton Myrtaj, nuk është pritur mirë nga kolegët e tij në Shkodër. Ndërkohë disa oficerë të tjerë në këtë Drejtori në ditët në vijim pritet të japin dorëheqjen, duke braktisur policinë.

Elton Myrtaj, u ngarkua si oficer për të hetuar sulmin me armë të ndodhur në muajin Shkurt 2021. Ai nisi punën me kqyrjen e pamjeve filmike dhe marrjen në pyetje të Taulant Pepaj, Shkëlzen Xhenje, Eljo Hato, Kolec Markut, Arshli Bashlit dhe personave të tjerë protagonistë në këtë ngjarje./ Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit