-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vapë dhe shira të rrëmbyeshëm, a do të preket Shqipëria nga fenomeni “Omega”?

Kryesoret

Prestigjiozja franceze “Liberation” ka përshkruar fenomenin e pazakontë të motit që ndërthur valët e zgjatura të të nxehtit dhe reshjet e dendura në shumë zona të kontinentit europian.

Shkencëtarët e kanë cilësuar si “Omega ” këtë fenomen meteorologjik që ka prekur në 24 orët e fundit shumë vende europiane.

“Bëhet fjalë për një bllokim atmosferik në formën e një “omega” që është përgjegjëse për temperaturat e larta që prekin shumë vende europiane si dhe Francën. Pasojat e tij përkeqësohen nga ndryshimet klimatike,” thonë shkencëtarët.

Në shumicën e zonave në Francë temperatura shënoi midis 35 dhe 37 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik.

Në vendet e tjera europiane, të paktën 14 persona kanë vdekur ditët e fundit pasi reshjet e dendura të shiut në Greqi, Spanjë, Bullgari dhe Turqi.

Bllokimi atmosferik “omega” është një fenomen e veçantë meteorologjike e karakterizuar nga dy zona me presion të ulët, aktualisht, njëra ndodhet jashtë Portugalisë dhe tjetra në Mesdheun lindor, ndërsa në mes është një zonë me presion të lartë, që janë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Beneluksit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit