Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi deklaroi se Komisioni duhet të jetë gati të zgjerohet me anëtarë të rinj deri në vitin 2030, referuar propozimit të bërë nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në Samitin e Bledit në Slloveni.
“Nga ana jonë, ne kemi punuar pa u lodhur për këtë qëllim, kështu që jam shumë i lumtur që më në fund shoh se shtetet anëtare gjithashtu kanë filluar të lëvizin dhe mobilizohen politikisht dhe të gatshëm të investojnë politikisht për të pasur anëtarë të rinj të BE-së deri në vitin 2030”, tha Varhelyi.