-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërdeci/ Mediu kërkon 90 dëshmitarë, politikanë shqiptarë dhe personalitete të SHBA

Kryesoret

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është rikthyer në gjykatën e Posaçme me dy kërkesa për dosjen e “Gërdecit”. Së pari që të kryhet një eksperiment për shpërthimin duke ngritur dyshime.

Sipas avokatëve, ka dyshime se shpërthimi nuk ishte aksident që nisi nga saldimi i një karroce por se dikush ka ndezur një zjarr të qëllimshëm brenda depos së demontimit të armëve.

Gjithashtu avokatët kërkojnë një listë të gjatë me 90 dëshmitarë, që janë ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Por jo vetëm shqiptarë. Edhe të huaj.

Mes tyre personalitete. Ish-zv/ sekretari i mbrojtjes së SHBA-së, por edhe gjeneralë të NATO-s së kohës dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga disa vende si ish-ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Italisë dhe Maqedonisë.

Në listë është edhe ish-drejtori i SHISH, SHIU-t, por edhe deputetët Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Petro Koçi, Aldo Bumçi, etj.

Por së pari pritet që të merret vendimi nga gjyqtarja Irena Gjoka nëse do të pranohet heqja dorë nga Mediu e gjykimit të shkurtuar. Nëse kërkesa pranohet më pas do të merret në shqyrtim kërkesa për dëshmitarët.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak.

Ka dyshime se ish-ministrinë qeverinë Berisha, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona të tjerë, ka nxjerrë akte nën ligjore në kundërshtim me ligjin.

Shpërthimi i 15 marsit të vitit 2008 në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë.

Disa nga personat që kërkon Fatmir Mediu si dëshmitarë;

Pandeli Majko, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes sepse ai ka miratuar dokumentet kryesore të sigurisë, urdhrat për menaxhimin e municionit të tepërt dhe shkatërrimin e tyre. Gjithashtu është përgjegjës për kontratën me kompanitë private të financuara nga donatorët për demontimin.

Besnik Mustafaj, në cilësinë e ish-ministrit të Jashtëm nga viti 2005 deri në vitin 2007. Ky i fundit ka qenë i ngarkuar për koordinimin e Komisionit Ndërministror të Integrimit në NATO, në përgatitjen dhe implementimin e detyrimeve të MAP (plani i detyrimit për anëtarësimin), si dhe negociatori kryesor në Këshillin e Atlantikut në Bruksel.

Ridvan Bode, në cilësinë e ish-ministrit të Financave për periudhën 2005-2013. Ai ka qenë pjesë e miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.138 / 2007 për demontimin e municioneve të tepërta, si dhe miratimin e vlerësimin e buxhetit të mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO.

Aldo Bumçi, në cilësinë e ish-ministrit të Drejtësisë në kohën kur u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për VKM nr.138/2007 për demontimin e municioneve.

Mimi Kodheli, në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes për periudhën 2013-2017, periudhë në të cilën ka vazhduar procesi i demontimit.

Besnik Baraj, si ish-zv. ministër i Mbrojtjes, të cilit i janë deleguar kompetenca në nënshkrimin e marrëveshjeve me partnerët për kryerjen e demontimit.

Si dëshmitarë janë ftuar edhe zyrtarë ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për gjeneralin e brigadës Georgios Mouroutsos, kolonel Louis L. Boros dhe Gregory Cannata, drejtues të ekipit CUBIC, pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të zgjedhur nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për reformat dhe modernizimin e FA.

Për të dëshmuar për Fatmir Mediun janë ftuar dhe shtetasit e huaj, përfaqësues të kompanisë SAC:

  1. Patric Corneilous Henry
  2. David Clark Howell
  3. Sidney Tison Mac Intyre,
  4. William Merrit Hart,
  5. Sodney Spencer Taylor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit