-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ylli kuqezi: Portieri polak u habit me golin tim

Kryesoret

Jasir Asani shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë në fitoren 2 me 0 të Shqipërisë. Pas ndeshjes, ai tha se Shqipëria e meritoi fitoren.

“Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar.

Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë momenti. Unë dua ta falenderoj Sylvinho.

Unë e falenderoj nga zemra sepse ka bërë një kombëtare shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë kësshtu sepse kemi dhe 3 ndeshje akoma.

Unë e kam shënuar golin por merita është Sylvinho, dhe e kolektivit, merita e parë është e stafit”.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani.

“Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion.

Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani për mikrofonin e Tv Klan.

Shqipëria mposhti 2 me 0 Poloninë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit