Ndërkohë që gjendja shëndetësore e Matteo Messina Denaro përkeqësohet, ish-bossi i Cosa Nostra-s është pajtuar me të bijën dhe i dha asaj mbiemrin e tij.
Lorenza Alagna, e lindur në vitin 1996, gjatë tridhjetë viteve arratisje nga një lidhje me Franca Maria Alagna, kërkoi dhe mori leje në zyrën e gjendjes civile të ndryshonte mbiemrin për të marrë mbiemrin e të atit.
Detajet tronditëse: Matteo Messina Denaro ka qenë edhe në Shqipëri!
Messina Denaro kishte dhënë tashmë pëlqimin për njohjen e vajzës gjatë bisedës që të dy kishin në burg në maj dhe sipas Corriere della Sera ajo ka firmosur tashmë aktin noterial.
Dokumenti është autorizuar nga autoriteti gjyqësor dhe tani do të duhet të dërgohet në zyrën e gjendjes civile për regjistrim. Alagnas nuk do t’i shtohet mbiemri Messina Denaro, por do ta zëvendësojë atë.
Zbulohen mesazhet e dashurisë dërguar bosit të mafies, Matteo Messina Denaro!
Matteo Messina Denaro është shtruar në spital në L’Aquila, ku është i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar, dhe thuhet se ka kërkuar të mos reanimohet.
Gjendja e tij thuhet të jetë ajo e një të sëmuri me kancer në gradë të fundit, pasi ka një tumor në zorrën e trashë. Për këtë arsye ditët e fundit janë bërë më të shpeshta vizitat familjare.
Zbardhen përgjimet dhe shënimet e bosit të ‘Cosa Nostra-s’, Matteo Messina Denaro!
Lorenza Alagna u rrit me nënën e saj, në shtëpinë e gjyshes së saj nga babai (Lorenza Santangelo, gruaja e Don Ciccio, Francesco Messina Denaro). Nëna e saj Franca është motra e kontabilistit Michele Alagna, i cili përfundoi nën hetim nga Drejtoria e Hetimit Antimafia.
Ajo nuk e mohoi asnjëherë të atin, por pas arrestimit të Matteo Messina Denaro, ai iu përgjigj gazetarit të Fatto Quotidiano: “Jo, shiko, nuk dua të di asgjë. Ajo mund të kthehet nga ka ardhur”.