-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni i Disiplinës në “aksion”, gjoba dhe pezullime për incidentet e regjistruara gjatë ndeshjeve

Kryesoret

Komisioni I Disiplinës në FSHF ka publikuar ditën e sotme vendimet në lidhje me ngjarjet e fundit të regjistruara në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë.

Në këto vendime mësohet se janë trajtuar sjelljet e publikut, por gjithashtu ka pasur masa disiplinore edhe për si drejtues të ndryshëm si ai i Kukësit, Elbasanit dhe Bylisit.

VENDIMET

Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili është pezulluar me 2 ndeshje për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes

Zyrtari i FK Kukësi, Oltion Kërnaja po për të njëjtën gjë është pezulluar me 2 ndeshje.

KF Tirana është gjobitur me 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv.

KF Vllaznia dhe FK Tomorri janë  dënuar me të njëjtën gjobë po për të njëjtin veprim nga spektatorët.

Mësohet se  gjoba të aplikohet në masën 50%. AF Elbasani për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv është gjobitur 100.000 lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes u dënua me pezullim nga 2 ndeshje.

Lojtari i AF Elbasani, Armando Rami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

KF Vora, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit