-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Sherr dhe grushte, shqiptari vritet me kaçavidë, përmbyset makina

Kryesoret

Një shqiptar është vrarë me kaçavidë në Itali. Ngjarja e rëndë është zbardhur pas hetimeve të thelluara nga autoritetet italiane. Viktima është Ilir Dervishi. Autori i dyshuar është Miri Gurra. Por si ndodhi dhe si u zbulua krimi?

Plagët që Ilir Dervishi kishte në bark të dielën kur u gjet nuk ishin ato të një aksidenti automobilistik. Këtë e kuptuan menjëherë oficerët e policisë rrugore që e gjetën pa jetë, sipas mediave italiane që kanë publikuar edhe foton e viktimës.

Dhe ajo që dukej si viktima e një aksidenti u shndërrua në viktimën e një vrasjeje brenda pak orësh. 47-vjeçari shqiptar para aksidentit ishte qëlluar me goditje të shumta në bark.

Goditjet e shkaktuara, me siguri, me një kaçavidë. Dhe sipas të gjitha gjasave ishin ato plagë që shkaktuan vdekjen. Një vdekje për të cilën akuzohet tashmë drejtuesi i makinës, Miri Gurra i arrestuar për vrasje.

Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një Renault Capture, ishte përplasur me makinën përballë. 34-vjeçari Gurra është nxjerrë i padëmtuar. Por Dervishi ishte i vdekur. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime dhe më pas u zbulua se kishin të bënim me vrasje.

Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat dhe në këtë kontekst Gurra, duke kapur gjënë e parë që kishte para, pra një kaçavidë në kabinën e pasagjerëve, e goditi në bark.

Në këtë fazë ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar duke goditur makinën përballë tyre dhe më pas duke dalë nga rruga. Gurra nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as prokurorit. Mbetet mister se çfarë ndodhi mes tyre që solli vrasjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit