28-vjeçari Carmine De Rosa me detyrë oficer e ka pësuar keq gjatë ndjekjes së një të dënuari që u arratis nga spitali “San Paolo” i Milanos.
De Rosa u përpoq të ndalonte të burgosurin palestinez që u hodh nga një dritare në katin e dytë të spitalit, por duke u hedhur nga lartësia oficeri ka goditur kokën dhe ndodhet në gjendje kome.
28-vjeçari i është nënshtruar një operacioni pasi ka pësuar lëndime në vertebrat e qafës.
I burgosuri mësohet se mbërriti në spital të mërkurën në mbrëmje pasi u plagos në një debat me disa shokë të burgosur, por u arratis nga dritarja e banjës.